Një 23-vjeçar nga Shkupi është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij. Nga MPB thonë se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në shtëpinë e tyre familjare.

“Me datë 06.05.2023 në ora 18:50, zyrtarë policorë të SPB-Shkup kanë privuar nga liria S.S.(31) nga Shkupi për shkak se rreth orës 18:30 në shtëpinë e familjes e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij 23-vjeçar. Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume