Seanca e grupit punues për përgatitjen e propozim-iniciativës për nevojën e ndryshimeve të Kushtetutës
Grupi punues për përgatitjen e propozim-iniciativës për nevojën e ndryshimeve të Kushtetutës mbajti seancë ku u diskutua për Rregulloren, metodologjinë dhe mënyrën e punës. Takimet do të intensifikohen në periudhën në vijim.
Propozues i ndryshimeve kushtetuese është Qeveria, e cila i ka dhënë për detyrë Ministrisë së Drejtësisë të formojë një grup pune. Detyrë e grupit punues do të jetë përgatitja e propozim-iniciativës për nevojën e ndryshimeve të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pas hartimit, propozimi do t’i dërgohet Qeverisë, e cila do të duhet ta dorëzojë iniciativën në Kuvend. Propozimi do të kalojë në të gjitha trupat punuese brenda Kuvendit.
Grupit punues nuk i është caktuar afat për përgatitjen e propozim-iniciativës për nevojën e ndryshimeve të Kushtetutës.
Grupi punues do të vazhdojë me punë të enjten.