Të inkurajojmë të rinjtë në vend që të mësojnë gjuhën italiane, për të avancuar aftësitë e tyre gjuhësore dhe më e rëndësishmja, për të përforcuar marrëdhëniet e shkëlqyera me popullin italian, theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në Konferencën e parë nacionale për gjuhën italiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila u mbajt sot në Shkup.

“Kjo është mundësi e shkëlqyer për të diskutuar trendet dhe perspektivat e studimit aktiv të gjuhës italiane në vend, si pjesë e sistemit arsimor nacional dhe si gjuhë për mundësi profesionale, kulturore dhe akademike.
Gjatë 5 viteve të fundit gjuha italiane si gjuhë e huaj e dytë mësohet në 19 shkolla fillore dhe 8 shkolla të mesme në vend ndërsa tashmë për të dytin vit radhazi Shkolla e Mesme e Qytetit të Shkupit, Gjimnazi Nikolla Karev, regjistron nxënës në të ashtuquajturat paralele bilinguale, ku gjuha italiane mësohet 6 orë në javë, gjë që na jep mundësinë të mendojmë për hapjen e këtij lloji të paraleleve edhe në qytetet e tjera të Maqedonisë së Veriut”, theksoi ministri Shaqiri.
Të mësuarit e gjuhës italiane në sistemin arsimor maqedonas daton që nga viti 1959 në kuadër të Katedrës së gjuhës rumane dhe për 13 vjet, gjuha italiane është ndarë dhe mësohet në katedrën e veçantë, në të cilën deri më tani kanë diplomuar më shumë se 800 mësimdhënës dhe përkthyes.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume