Shkup, lëndohet rëndë në punë anëtari i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare

Nga MPB njoftojnë se nga spitali i qytetit në Shkup kanë marrë njoftimin se pasditen e djeshme është pranuar në trajtim një 24-vjeçar, anëtar i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare, i cili sipas spitalit, ka marrë lëndime të rënda gjatë punës.
“Me datë 05.05.2023 në ora 15:00 në SPB-Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” është njoftuar se me lëndime të rënda tek ta është sjellë F.XH.(24) nga Shkupi. Sipas njoftimit, ai ka pësuar lëndime gjatë kryerjes së detyrave të punës në Shtëpinë e ARMV-së si anëtar i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në RMV. Rasti është duke u zbardhur”, thonë nga MPB.