Analisti, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se gjendja në Veriun e Kosovës është serioze, poqë nuk beson se ushtria serbe do ta kalojë kufirin.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Por ai thotë se pushtim nuk nënkupton vetëm ushtria serbe të jetë në Veri, por thotë nëse bandat kriminale arrijnë ta largojnë Policinë e Kosovës atëherë edhe kjo është pushtim.

E në rast pushtimi, Spahiu thotë se ”Kosova nuk ka më ujë“, ndër komunat që do të vuanin pa ujë, sipas Spahiu është edhe Obiliqi.

”Nëse e merr Serbia pushtetin e plotë nuk ka më Kosova, nuk ka më ujë për një pjesë të Kosovës. Nëse nuk ka rrymë për Obililiqin nuk ka rrymë për Kosovën. Kjo situatë e është nëse Serbia e pushton Veriun e nuk nënkupton vetëm me ushtri, por mjafton ato banda me e përzë policinë“, ka thënë Spahiu në DPT te Fidani në T7.

Sipas Spahiut, NATO-ja nuk do ta bombardojë më Beogradin nëse kjo e fundit nuk e bombardon Prishtinën.

”Ndoshta ka me ardhur dita që NATO’u ka me gju bomba në Serbi, por pa u bombardu Prishtina nuk ndodhë ajo”.

‘Kosova duhet me u bë gati me u sfidu me një situatë të vështirë”, ka thënë ndër tjerash Spahiu.

Ai po ashtu ka deklaruar se inteligjenca kosovare ka menduar që serbët do të shkojnë në mitingun e Vuçiqit në Beograd.

“E ka zënë në befasi inteligjencën kosovare të cilët kanë menduar që serbët nuk janë përgatitur”, ka deklaruar ai ndër tjerash.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com