Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e fëmijëve të vrarë dhe punonjësit e sigurimit në shkollën “Vladislav Ribnikar” në Beograd. Siç tha, nuk ngutej të bënte deklarata sepse donin të shihnin se ku gaboi sistemi dhe ku qëndron përgjegjësia e secilit, “sepse fëmijët nuk mund t’ua kthejmë prindërve”.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

“Nga ky moment djali që bëri sulmin ndodhet në një vend të veçantë, do të vendoset në një pjesë të posaçme të Klinikës së Neuropsikiatrisë. Babai i tij si pronar i një arme që qartazi e mbante pa leje, e ruante në mënyrë të paligjshme, edhe pse e kishte te gjitha lejet, është arrestuar, edhe nëna e tij është marrë në paraburgim, sepse shumë histori dhe gënjeshtra, të pavërteta që përhapen nëpër rrjete, jam i detyruar të flas për shembuj dhe pasoja reale, dhe jo ato që qarkullojnë si thashetheme dhe bëhen e vërteta e pashkruar, edhe nëse ka pak lidhje me të vërtetën”, tha presidenti i Serbisë.

Ai theksoi se krimi ka ndodhur në një nga shkollat ​​më të mira.

Babait të djalit që qëlloi, iu caktua masa e ndalimit për 48 orë. Autoritetet serbe thonë se djali e kishte përgatitur sulmin për një kohë të gjatë dhe VJT bëri të ditur se duke qenë se nuk i ka mbushur ende 14 vjeç, nuk mban përgjegjësi penale. Në Serbi nga e premtja deri të dielën do të shpallet tri ditë zie.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com