Portali TS do të ndjek nga afër zgjedhjet presidenciale të dielën në Turqi. Dy kandidatët që garojnë për president të Turqisë janë Recep Tayyip Erdogan dhe Kemal Kilicdaroglu.
Vlen të theksohet se në raundin e parë Erdgoan kishte një epërsi të vogël nga Kilicdaroglu.
Presidenti Erdogan mori 49.4 për qind të votave ndërsa rivali i tij opozitar Kiliçdaroglu mori 44.9 për qind, ndërsa kandidati i tretë për president, politikani nacionalist Sinan Ogan mori 5.2 për qind.

Ditë më parë Sinan Ogan u shpreh se votat e tij do të shkojnë për presidentin Erdogan.

Gazetari i TS-së, Nevrij Ademi sot ka folur me Kryetaren e KQZ-së Zehra Purde.
Sipas saj presidenti Erdogan ka epërsi edhe në raundin e parë por do të ketë një epërsi të madhe edhe në raundin e dytë edhe ate mbi 57%./TS/