Pak kohë më parë, lajmi.net transmetoi raportimet e mediave lidhur me vendosjen e flamurit kuq e zi mbi një kodër në fshatin Grabovc të Zveqanit.

Ndërkaq tani, i njëjti portal, Kossev shkruan se dikush e ka hequr flamurin e Shqipërisë nga aty.

Mediumi gjegjës, ka siguruar pamje nga banorët e zonës. Këta të fundit as kur u vendos, as kush e hoqi.

Siç edhe mund të shihni, aty ka mbetur vetëm shtiza dhe pjesa e bardhë e lyer, me të cilën thuhej të jetë mbuluar kryqi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume