Po vazhdojnë gërmimet për mbetjet mortore të dy personave në varrezat e Mhuaxherëve në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritare për Persona të Pagjetur për Klankosova.tv ka bërë të ditur se gërmimet po vazhdojnë me shpresën se do të gjenden mbetjet mortore edhe të një personi, pasi të njërit janë gjetur dje.

“Sot nuk është gjetur ndonjë mbetje mortore tjetër, shpresoj që deri në fund të ditës të mund të ketë ndonjë rezultat”, ka thënë Gara.

Ndërkaq, antropologu, Ditor Haliti, i cili është duke marrë pjesë në gërmime për Klankosova.tv ka deklaruar se: ” Dje e kemi gjetur një trup, sot do të vazhdojmë edhe me tri pika, tani jemi në dy pikat e fundit, shpresojmë se do të gjejmë diçka”.

Mbetjet mortore që janë gjetur të hënën janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe akoma nuk janë identifikuar.