Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përpara takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, ka thënë se i gjithë Perëndimi është kundër tyre.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Vuçiq tha se takimi me Kurtin do të jetë i vështirë, teksa shtoi se “ligji dhe drejtësia janë në anën tonë”.

“Edhe më e rëndësishme se kaq, ata nuk e kuptojnë se sa e fortë është dashuria për lirinë dhe sa fort dhe mund ta ruani atë, përkundër të gjitha presionet. Rroftë Serbia”, ka shkruar Vuçiq në Instagram, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka udhëtuar dje për në Bruksel për takimin e sotëm, ku temë diskutimi pritet të jetë draft-statuti për Asociacionin dhe çështja e të pagjeturve.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com