Një zjarr i madh ka kapluar urën e hekurudhës pranë stacionit hekurudhor dhe qendrës tregtare East Gate në Shkup, përcjell Klan Macedonia.

Sipas informacioneve fillestare është djegur instalimi i energjisë elektrike dhe i ngrohjes.

Në rrjetet sociale qarkullojnë pamje nga tymi i zi që ka mbuluar një pjesë të madhe të kryeqytetit.

Ekipet e zjarrfikësve po tentojnë të shuajnë zjarrin, ndërsa siç raportohet, po tentojnë edhe të kontaktojnë kompanitë përkatëse për të kuptuar nëse nën urë ka edhe instalime gazi.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com