Sot kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, e priti në Kuvendin Republikan deputetin e CDU-së të Bundestagut Gjerman Ralph Brinkhaus informon Tetovasot.
Me këtë rast kryetari Gashi bisedoi me z. Brinkhaus për aktualitetin politik të vendit tonë, veçmas për procesin e hapjes së negociatave, që është i ndërlidhur me ndryshimet kushtetuese në RMV.
Me këtë rast Kryetari Gashi e informoi deputetin Brinkhaus për qëndrimin e Alternativës përkitazi me këto ndryshime, si edhe me nevojën që këto ndryshime kushtetuese të përfshijnë edhe luftën kundër korrupsionit dhe rritjen e kohezionit ndëretnik.
Deputeti gjerman ka shprehur përgëzime për angazhimin e Alternativës dhe ka shprehur inkurajim që të vazhdohet agjenda eurointegruese, si rruga e vetme që garanton prosperitet për demokracinë e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve të RMV-së.