Në prani të figurave të shumta publike, artistëve dhe intelektualëve, si dhe familjarëve, në Teatrin Shqiptar, CIVIL – Qendra për Liri sot (e mrkurë) mbajti akademi përkujtimore kushtuar gazetarit dhe aktivistit Kreshnik Ajdinit, i cili vdiq të premten, më 16 qershor, në moshën 55-vjeçarem, informon PRESSonline.al

Kreshnik Ajdini është një nga themeluesit e CIVIL – Qendrës pr Liri në vitin 1999 dhe platformës mediatike CIVIL Media në vitin 2009.

Në vitet ’90 ishte botues dhe kryeredaktor i revistës politike “Jeta” dhe bashkëbotues i revistës “Zrak”. Punoi si gazetar dhe redaktor në disa redaksi, ndër të cilat “Flaka” dhe “Dnevnik”. Ai ishte krijuesi dhe prodhuesi i një sërë projektesh për paqen, pajtimin, të drejtat e njeriut dhe tejkalimin e kultit të armëve.

Ajdini ishte një përkrahës i zellshëm i nismave dhe lëvizjeve qytetare për demokratizimin e vendit tonë.

Ai është themeluesi dhe pronar i “Life” Radio në vitin 2002, i njohur për përmbajtjen e tij me përgjegjësi shoqërore dhe mesazhet e paqes dhe pajtimit në vend.

Ai përktheu një numër të madh veprash të rëndësishme nga shqipja në maqedonisht dhe anasjelltas, të cilat dhanë një kontribut të madh në njohjen e dy kulturave.