Një aksident me vdekje raportohet në Sarandë. Një automjet ka goditur një motoçikletë dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i kësaj të fundit. Ngjarja ka ndodhur në Qafë-Gjashtë.
Viktima që ende nuk është identifikuar është transportuar në morg. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.