E nisi me “Bismilah” duke pre shiritin e kuq për lëshimin e rrugës “Bllagoja Toska” e përfundoi me “bakllava” e duartrokitje, kryetari i komunsë së Tetovës Bilall Kasami përurimin e kësaj rruge.

Nuk munguan as administratorët e komunës në këtë përurim madje kishin dalë edhe shumë funskonarët të BESËS për të bërë fotografi e shtërnguar duartë kryetarit të partisë për “investimet” që i ka bërë gjatë këtyre viteve e veçanërisht “Bllagoja Toskën”

E krahas kësaj rruge, Kasami nuk e përmendi fare investitorin TAV e as Qeverinë për mjetet e lëshuara që Kasami sot e preu shiritin e “Bllagoja Toskës”.

Qytetrëve nuk ju interesonte shumë se kush e ka paguar investimin, ata duartroktinin për Bilall Kasamin, e Kasami ua kthente me buzëqeshje duke kërkuar që i madh e i vogël të fotografohet në rrugën si kapital i përbashkët e që do ja shohin hajrin tetovarët.

Pas fotografive me qytetarët Kasami kishte “ftalluar” edhe “Bakllavan” si shenjë respekti për ata që duronin temperatuarat e nxehta si nga dielli poashtu nga asfallti që i dilte flaka e disa besatarë të BESËS rrinin ndër hije.

“Baklavaja” u sos e Kasami nisi drejtë komunës, ndërsa besatarët filluan të shpërndajnë në rrjetet sociale fotografi me “Bllagoja Toskën” për tu bërë edhe ata pjesë e historisë së kësaj rruge.

Qeveria dhe TAV nuk ishin, por ata  mund të vijnë një ditë tjetër sepse rruga tani është e kalueshme, por qershinë mbi torte e hëngri Bilalli.

E deri sa të vije TAV dhe Qeveria, qytetarët nisën të ecin me vetura  duke bërë VIDEO për tju dërguar miqve të diasporës se edhe Tetova ka rrugë të mira./TS/