Është kërcënuar nga truprojat e kreut të BFI-së ,kryetari i Shoqatës “Ilmije”, Rexhep Ziberi shkruan Tetovasot.
Ai ka rrëfyer gjithë ngjarjen e ndodhur ndërsa rastin e ka paraqitur edhe te organet e rendit ,më saktë në stacionin policorë të Bit Pazarit duke dhënë edhe deklaratë për këtë ngjarje .
“Sot në mëngjes shkova në punë.Në vendin e punës në selinë e Shoqatës Ilmije, pra në adresën e njëjtë me selinë e BFI-së, rruga “Çairska “numër 52 me ekstrakt të veçantë nga regjistri qendrorë të RMV-së dhe nga të gjitha institucionet tjera shteterore përkatëse jam Kryetar i Shoqatës Ilmije në RMV-Shkup , që është subjekt juridik në vete, por fatkeqësisht hasa në pengesa nga sigurimi personal i Shaqir Fetahit që janë të angazhuar ta përcjellin dhe sigurojnë Shaqir Fetahin” deklaroi Ziberi përcjellë Tetovasot.
Ai tha se të njëjtët më ndaluan që të hyjë në vendin e punës me urdhër të Shaqir Fetahut pra në vendin e punës i cili më është garantuar me të gjitha normat Kushtetuese dhe juridike si shteterore ashtu edhe me aktin më të lartë normativ të BFI-së, pra Kushetuten e saj dhe normat e aktet e Shoqatës Ilmije u shpreh kreu i kësaj Shoqate. Sipas tij Shoqata Ilmije është subjekt juridik në vete. Sigurimi i Shaqir Fetahit ndaj meje demonstroi sjellje kanosëse dhe jo njerëzore, andaj edhe informova se isha i detyruar që rastin në fjalë ta paraqes në Ministrine e Punëve të Mbrendshme, më konkretisht në stacionin me të afert Policorë të Bit Pazarit që kujdeset dhe mbanë evidencë për mbrojtjen dhe sigurimin e atij rajoni u shpreh Rexhep Ziberi.Ai ka dhënë deklaratë në detaje lidhur me rastin në fjalë.Tetovasot