TIRANË- Tre persona të moshave të ndryshme janë arrestuar në Tiranë për dhunë në familje. Policia bën me dije se në dy raste, dy të rinj, përkatësisht 25 dhe 37 vjeç, kanë dhunuar dhe më pas i kanë përndjekur ish-bashkëjetueset e tyre.
Kurse një 61-vjecar ka dhunuar gruan dhe fëmijët e tij të mitur. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rasteve dhe vendosjen e autorëve para përgjegjësisë ligjore.