Babë e bir, Gjokë Gurra dhe Eduart Gurra janë vrarë në Dukagjin të Shkodrës.

Një natë më parë disa persona të paidentifikuar i kanë vënë flakën banesës së dy viktimave në fshatin Bruçaj të Dukagjinit.

Gjatë ditës së sotme kanë shkuar për të parë banesën e djegur dhe aty persona të paidentifikuar i kanë qëlluar duke i lënë të vdekur në vend.

Policia e Shkodrës është nisur drejt vendngjarjes, ndërsa është e paqartë përse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume