Është nënshkruar memorandum i ri bashkëpunimi mes MASH-it dhe Kryqit të Kuq për realizimin e programeve arsimore në shkollat fillore dhe të mesme

Realizimi i programeve në fushën e mbështetjes psikosociale, edukimit për ndihmën e parë, aktiviteteve shëndetësore-parandaluese, dhurimit të gjakut, aktiviteteve social-humanitare, gatishmërisë dhe reagimit ndaj fatkeqësive, promovimi i vullnetarizmit ndërmjet të rinjve në institucionet arsimore, parashehë memorandumi i ri i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilën sot e nënshkroi ministri Jeton Shaqiri dhe sekretari i përgjithshëm i organizatës humanitare, Sait Saiti.
Në fjalën e tij, ministri Shaqiri shprehu kënaqësi që bashkëpunimi me Kryqin e Kuq vazhdon edhe në të ardhmen, duke pritur që përmes aktiviteteve të përbashkëta të nxitet interesimi tek të rinjtë për të kryer role dhe misione fisnike në shoqëri.
“Vazhdojmë që të angazhohemi për krijimin e filantropëve, njerëzve humanë, kafshëdashës, mbrojtës të mjedisit, të natyrës e kështu me radhë, sa më shumë të ketë, aq më i fortë bëhet vendi dhe më i mirë për të jetuar. Sa më shumë të zhvillohet ndjenja për humanizëm ndaj njerëzve të tjerë dhe ndaj mjedisit, aq më pak zvogëlohet probabiliteti për situata, pasoja dhe vuajtjeve të padëshiruara”, tha Shaqiri, duke shtuar se shteti e dimensionon sistemin arsimor në drejtim për të zgjeruar vlerat reale njerëzore, etike dhe morale dhe Kryqi i Kuq është një nga partnerët më të mëdhenj në arritjen e qëllimit.”
Gjatë nënshkrimit të memorandumit, janë shpallur edhe rezultatet e fushatës edukative për dhënien e ndihmës së parë, e cila është realizuar gjatë këtij viti shkollor dhe ka përfshirë më shumë se 25 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme.