Fatmir Limani përmes një video të shkëputur në rrjetet sociale ka akuzuar kreun e BDI-së, Ali Ahmeti se ka tradhëtuar Kosovën.

“AKSHAM-PAZARI I KARADYZENIT
(këmbimi i tokave shqiptare)
• Livadhe, ahishte, kodriçka e kullosa të parëndësishme llogariten tokat shqiptare nëse s’ndjehen si tapi të lara me gjakun e dëshmorëve, por si të tilla trajtohen nëse gjaku i derdhur s’lidhet me gjenin e familjes tënde !!!
• Nëse duhej vepruar mbi bazën e logjikës së faljes, pse gjatë ndarëjes u’a gllabëruat tokat familjarëve me të cilët kufizoni ?!!!
*Ps: Faljet që u dakordësuan në Ohër mbi planin e “Ballkanit të Hapur”, janë të ngjajshme si të Zogut, për të ruajtur pushtetin mbretëror !!!”, ka shkruar Limani duke shpërndarë edhe videon e shkëputur.