Gjysmëmaturantët me qëndrim: Aplikimi për regjistrim në shkollë të mesme është i thjeshtë dhe i lehtë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, në prag të afateve të regjistrimit për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike, sot zhvilloi takim me nxënësit e klasës së nëntë, me të cilët së bashku e shqyrtuan aplikacionin elektronik përmes të cilës nxënësit i dorëzojnë dokumentet në shkollat konform afiniteteve të tyre.
Nxënësit të cilët arsimin do të vazhdojnë në shkollat e mesme profesionale dhe gjimnazet së bashku me Ministrin e plotësuan aplikimin për regjistrim në shkollat e mesme publike dhe me ç’rast u befasuan nga lehtësia gjatë bashkëngjitjes së dokumenteve të nevojshme.
– Nxënësit në bisedë të drejtpërdrejtë, nxënësit më njoftuan se disa nga shokët e tyre të klasës përballeshin me probleme gjatë aplikimit elektronik. Së bashku i plotësuam aplikimet dhe vetë nxënësit u bindën se procedura e regjistrimit në shkollën e mesme nuk është aspak problematike, por është e thjeshtë dhe e lehtë”, deklaroi Ministri pas takimit. Ministria e Arsimit dhe Shkencës në ueb faqen interne www.mon.gov.mk publikoi listën e të punësuarve në Sektorin për arsimin e mesëm, arsimit të të rriturve dhe mësimit të përjetshëm dhe kontaktet e tyre tek të cilët të gjithë nxënësit dhe prindërit/kujdestarët e tyre mund të drejtohen nëse kanë pyetje në lidhje me regjistrimin e nxënësve në vitin e parë në shkollat e mesme publike për vitin shkollor 2023-2024.