Zëvendëskryeministri Artan Grubi sot tha se opozita maqedonase në vend shënon rënie. Grubi tha se kreu aktual i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka rejting katër herë më të vogël se ish kryetari i kësaj partie, azilanti Nikolla Gruevski.

“Imagjinoni akoma azilanti Nikolla Gruevski ka rejting 4 herë më të madh sesa lideri aktual i VMRO-DPMNE-së, i cili në të gjitha anketat e fundit, minimumin 1/3 e votuesve të VMRO-së nuk e ka në përkrahjen e vet dhe janë kundër tij. Kjo flet në nivelin që ka rënë opozita maqedonase”, tha Grubi.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume