Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur sot në takim delegacionin polak të kryesuar nga nënkryetari i Parlamentit, z. Ryszard Terlecki.

Bashkëpunimi mes dy vendeve, procesi i ndryshimeve kushtetuese dhe rruga e integrimit europian, ishin pjesë e bisedës në takimin me delegacionin polak.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se bashkëpunimi bilateral mes dy vendeve tona është i shkëlqyer dhe ka hapësirë për intensifikim edhe më të madh.

Grubi vlerësoi përkrahjen e Polonisë që i jep vendit në rrugën e integrimit, ndërsa Terlecki riafirmoi mbështetjen për anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në BE.

Në anën tjetër, Terlecki theksoi nevojën që vendi të përshpejtojë procesin e integrimit dhe ndryshimeve kushtetutese për t’i vijuar negociatat për anëtarësim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume