Hulumtuesja amerikane, Ivana Stradner, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, do të humbasë mbështetjen perëndimore dhe fuqia e tij do të fillojë të bie.

Ajo është shprehur e shqetësuar me gjendjen e lirisë së shprehjes në Beograd derisa ka thënë se po bëhet si në Bjellorusi.

“Jam vërtet e shqetësuar për gjendjen e lirive në Serbi, e cila po kthehet ngadalë në Bjellorusinë e Lukashenkos. Çdo ditë njerëzit raportojnë se ftohen të flasin me policinë për postimet e tyre në mediat sociale”, ka shkruar ajo në Twitter.

Ajo ka thënë se kjo edhe pritet nga një politikan i cili mentor e kishte Millosheviqin.

“Çfarë tjetër mund të presësh nga i mentoruari i Millosheviqit që është në pushtet tani. Por shënoni fjalët e mia, Vuçiq përfundimisht do të humbasë mbështetjen perëndimore dhe fuqia e tij do të fillojë të bie. Atëherë ai do të tregojë personalitetin e tij të pamëshirshëm”.

Tutje theksoi se Vuçiq është person jashtëzakonisht i prirur nga egoja dhe i mllefosur, i cili vuan nga kompleksi i epërsisë.

“Pse? Sepse pa një pushtet absolut ai nuk është asgjë. Dhe me të vërtetë e kam fjalën. Ai nuk ka pasur asnjë punë tjetër përveçse në politikë”, ka thënë ajo.

 

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume