Kryeministri Albin Kurti, nuk ka ndërruar qëndrim për çështjen e veriut, as pas kërkesave dhe sanksioneve të SHBA-së, drejt Kosovës.

Derisa ka deklaruar se tensionet në veri u shkaktuan nga grupet e armatosura të Serbisë, Kurti insiston që të paktën zvogëlimi i pranisë së Policisë së Kosovës, në ndërtesat komunale atje, ndodhë atëherë kur të largohen këto banda kriminale, transmeton klankosova.tv.

”Unë natyrisht që mund ta paramendoj zvogëlimin e pranisë së Policisë së Kosovës nëpër ndërtesat e komunave në veri, atëherë kur të largohen këto banda kriminale të nacionalizmit e shovinizmit të djathtë ekstrem, të cilat e adhurojnë Millosheviqin e Putinin”.

”Ato, ose le të shkojnë në Serbi, ose duhet t’i çojmë në burg”.

”Mirëpo, nuk ka mundësi që ne të mos i mbrojmë asetet dhe ndërtesat e Republikës nga bandat e tilla. Kur ato të largohen ose mbyllen, ne do të mund ta zvogëlojmë prezencën”.

Kujtojmë që SHBA vazhdimisht ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të largojë praninë e Policisë së Kosovës nga komunat në veri dhe t’u gjejë kryetarëve shqiptarë të zgjedhur lokacion jashtë objekteve komunale për t’i kryer detyrat e tyre.

Veç kësaj, sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, u kërkoi Kosovës dhe Serbisë që të gjejnë zgjidhje për qetësim të situatës, dhe t’i kthehen dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume