Në emisionin e fundit “Kojshia Show”, mysafir ishte drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Derisa ishte duke folur për zhvillimet në veri të vendit, Sheholli zhvilloi një telefonatë me Milan Radoiçiqin live në emision.

Sheholli flet në telefon Radoiçiqin pa interfon, por i transmeton tek moderatori fjalën që ai i thotë në telefon.

“Mua Amerika më ka shti në listë të zezë por tash fillon lista e zezë e vërtetë. Shumë shpejt ja dëgjoni krismën. Kam ‘dosta’ në të gjitha subjektet politike shqiptare”, citon Sheholli fjalët e Radojçiqit.

Sheholli përcjellë fjalët e Radoiçiqit, për të cilin thotë se për situatën në veri i tha:

“Pa formim të Asociacionit dhe pa u hequr Njësia Speciale e flamuri Kosovës, nuk ka paqe në veri”.

Ndryshe, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar i kanë vendosur sanksione nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviqit, lider i një grupit të organizuar kriminal.

Milan Radoiçiq, një biznesmen i industrisë së ndërtimit dhe nënkryetar i Listës Serbe, ai ka përfituar nga shpërdorimi i kontratave shtetërore dhe ka përdorur ndikimin e tij për t’i dhënë kompanive të tij të ndërtimit kontrata fitimprurëse.

Zvonko Veselinoviq në anën tjetër, një biznesmen i industrisë së ndërtimit në Kosovë, ka përdorur kontrata publike për të përvetësuar fondet shtetërore, shton tutje Mbretëria e Bashkuar.

Sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve, ndalim të udhëtimit, si dhe ngrirjen e aktiviteteve.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com