Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka kërkuar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, me ekipin e këshilltarëve, edhe njëherë t’i shqyrtojnë reformat që u propozuan në këtë resor, ndërkaq për të zbatuarat, të shihet efekti.

“Po zhvillohet diskutim i gjerë lidhur me reformën në arsim. Bisedova me minsitrin e Arsimit dhe Shkencës të ulet me ekipin e tij të këshilltarëve, me këshillat që i kanë në pjesën arsimit, edhe njëherë të shqyrtohen reformat të cilat u propozuan, ndërsa ato që u zbatuan, të shihet efekti i tyre. Atje ku ende nuk kanë filluar, të shihet se cili është qëndrimi i mësimdhënësve, i prindërve, ekspertëve, në mënyrë që në fund të sjellim vendim që do të jetë i përshtatshëm për të gjitha palët”, tha Kovaçevski sonte gjatë pjesëmarrjes në emision në Televizionin Sitell, përcjell PRESSonline.al

Ai foli për vonesën e librave shkollorë dhe tha se shkaku është se duhej të bëheshin porosi dhe të shkruhen duke pasur parasysh ndryshimin e koncepteve arsimore në arsimin fillor.

Kovaçevski porositi se duhet të avancohet arsimi dhe nxënësit të përfitojnë dituri që do të jenë menjëherë të zbatueshme.

Arsimin dual e vijojnë tashmë disa mijë nxënës dhe me atë, sipas tij, arritëm të sigurojmë fuqi punëtore pë fabrikat që po hapen në shtet në numër gjithnjë e më të madh. për kohë të shkurtë, siç tha, do të kemi investim të “Gereshajmer” për prodhimin e produkteve të sofistikuara në industrinë mjekësore, të baterive të litiumit të “BMZ grup” nga Gjermania, të “Jageo” për prodhimin e çipeve, të cilave do t’u nevojitet fuqi punëtore e cila do t’i prodhojë ato prodhime të sofistikuara. Arsimi duhet të jetë në hap me atë, theksoi Kovaçevski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume