Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës në takimin që pati me Rektorin e UP-së, Qerim Qerimi, stafin dhe studentët e angazhuar në projektin për memorialin e dedikuar atyre.

Kurti tha se krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit e gjenocidi nuk janë të kaluara dhe sipas tij, plagët nga to ende janë të njoma.

“Ai theksoi se veçanërisht vrasjet e fëmijëve dhe shtatëzënave gjatë luftës janë gjenocid i kryer nga Serbia, krim ndaj brezave të ardhshëm, që nuk mund të harrohet e as të falet”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, në këtë takim u fol edhe për hartimin e dokumentit narrativ mbi memorialin për fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës në Kosovës.

“U theksua se pas hartimit të dokumentit, do të bëhet shpallja e konkursit ndërkombëtar për projektin e memorialit të fëmijëve. Për prindërit, familjarët dhe dëshmitarët, Qeveria e Republikës së Kosovës ka hapur linjën telefonike: 046 222 006, si dhe e-mail adresën [email protected], ku mund të kontaktohet ekipet për të shkuar te familjet dhe për t’u inkuadruar në procesin e konsultimeve”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë, transmeton Klankosova.tv.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume