Kreu i BFI-së, i institucionit më të larte fetar ne vendin tonë Shaqir Fetai ndjellë shpifje, krijon dhe ushqen vëlla vrasje në mesin e antarëve të Rijasetit të BFI-së
Prof. Rexhep ef. Ziberi
Kryetar i Shoqates Ilmije dhe anetare i rregullte i Rijasetit të BFI–se
Po e filloj nga vete nentitulli i ketij shkrimi per te cilin edhe jam ne gjendje te barti pasojat e ketij shkrimi nese edhe nje shkronje nuk eshte e vertete nga ajo qe shkruaj, sepse pikerisht kete loje te, premtimit te rrejshem, genjeshtres, shpifjes dhe trillimit fetai qe nga ditet e para kur u zgjodh ushtrues detyre filloi ta luaj thuaj se me te gjithe anetaret e Rijasetit dhe thuaj se me te punesuarit ne BFI dhe i njejti tentoi qe kete loje ta luaj edhe me mua, shpifi dhe trilloi personalisht per mua duke menduar me mendjen e tij te mykur te nje manipulatori te deshifruar se do te me manipuloj dhe mashtroj edhe mua edhe ate per te qene direkt dhe konkret, kinse nje anetar tjeter i Rijasetit, konkretisht Dekani i FSHI-se prof dr. Shaban Sulejmani prej para tre vitesh ndoshta mbi dhjete here deri para nje muaji ka kerkuar nga fetai shkarkimin e nje antares time te ngushte te familjes nga puna e cila eshte me vendim dhe vend pune te perhershem ne BFI qe nga viti 2015, me te vetmin qellim qe te acarohen raportet e mia me Dekanin e FSHI-se dhe te vjen puna deri te urrejtja, perçarja dhe runa Zot edhe vrasja e njeri tjetrit. Por me ne fund u deshifrua kjo genjeshter e trilluar e tij dhe doli ne pah e verteta se Dekani kurr nuk eshte mare me kete pune dhe as qe i ka interesuar nje gje e ketille, kurse krejt kjo kishte qene skema dhe plani i shaqir fetait me te vetmin qellim; shpif, genje, perçaj e qendro ulur mbi fronin qe e kane ulur!
Urrejtja, perçarja, shpifja, trillimet dhe genjeshtrat jane cilesi dhe karakteristika te djallit e jo te nje hoxhe, respektivisht te nje udheheqesi fetare, gje per te cilen shaqir fetai do te paditet dhe llogaritet edhe ne kete bote por edhe ne ahiret, sepse planifikon genjeshtra dhe shpife pa mos e bere hesapin mire dhe pa mos e menduar fundin e tmerrshem te ketyre shpifjeve, saqe shkon e preke ne çeshtjen me te ndjeshme te kombit dhe fese tone e qe eshte familja gje e cila do ti kushtoj shum shtrejte. Te njejten gje para disa ditesh pa fije turpi per ti vazhduar e realizuar planet e perçarjes dhe uljes mbi fron e imagjinon, shpife dhe trillon genjeshtren e rradhes me deshmitarin e vet, nje idiot te modernizuar, ndaj dy muftive te cilet nuk pajtohen me shkeljet e rregullave, normave dhe akteve kushtetuese te BFI-se nga vete kreu i saj shaqir fetai, ai imagjinon fitnen dhe genjen se njeri mufti e paska share zi e me zi nje mufti tjeter me te vetmin qellim qe te perçaje dhe te vazhdoj punet e tij me vepra dhe vendime konkrete antikushtetuese qe eventualisht edhe ndonje dite te qendron ne krye te BFI-se, turp, turp dhe serisht turp!!!
Sipas normave islame, premtimet e pa realizuara, fitneja, shpifja dhe trillimi jane me te rrezikshme dhe me te keqija se vrasja, andaj pas kesaj i pyes publikisht koleget e mi, anetaret e Rijasetit se a meriton nje shpifes i nje kalibri te ketille qe ndoshta i konkuron ne shpifje dhe genjeshtra edhe djallit te mallkuar te quhet hoxhe e jo te qendron ne krye te BFI-se!?
Ne baze te asaj qe eshte duke vepruar duke shkelur kushtetuten e BFI-se me te dy kembet e veta me sa duket se del ne shesh ajo qe thuhej se ky zotni eshte futur ne krye te institucionit me te larte fetar islam ne vendin tone ne BFI me te vetmin qellim qe ta perçaj, parcializoj, shkaterroj dhe krejt ne fund me vazife qe ta shuaj dhe rrenoj kete instititucion te shejte islam gjashteqinde vjeçar ne trojet tona! Nje gje asnjehere nuk duhet ta harron ky dhe krejte ata qe i kane hyre kesaj vazifeje me qellim e vetedije, se BFI-ja eshte i vetmi institucion ne vend qe eshte kujdesur dhe kujdeset per zhvillimin, kultivimin, avancimin dhe ruajtjen e islamit dhe vlerave tona fetare islame ne vendin tone, dhe ajo dore e cila ka prekur per ta rrenuar kete institucion te shenjte islam le ta dine se ajo dore eshte e gjykuar qe te digjet sepse gjithmone eshte thare ose djegur nga Allahu f.p.
Allahu f.p ne hadithin kudsijj thote: “Kush mi preke te dashurit e mij me ka hapur front mua.” Xhamite, institucionet e ngjajshme me institucionin tone fetar BFI-ne qe gjashteqinde vjet me rradhe ruajten besimin islam dhe fjalen “LA ILAHE IL-LA ALLAH MUHAMEDU RRESULULLAH” gjenerate pas gjenerate ne trojet tona jane pikerisht nder te dashurit e Zotit f.p qe permendet ne hadithin kudsij, dhe ky i mjere duhet ta kete te qarte se i ka hapur dhe i ka shpallur publikisht lufte Allahut f.p, e me thoni se a ka kush qe mund ta fiton luften kunder Allahut f.p!?
Gjithashtu me plote vetedije, besim te paster dhe te pa luhatshem i tregoj dhe ia terheq verejtjen ketij zotnise ne fjale dhe te gjithe atyre qe i kane hyre ketij projekti djallezore se i pari i cili nese eshte nevoja per ta mbrojtur edhe me jete kete institucion te shejte islam jam pikerishte une me qindra hoxhallare e me mijera besimtare te tjere te ketij vendi qe aspak nuk na drithet qerpiku dhe nuk na dhimbset jeta jone kur eshte ne pyetje fjala e Allahut f.p Islami si dhe zhvillimi dhe kultivimi i tij ne vendin tone.
I derguari i Allahut f.p thoshte: Kush mashtron nuk eshte prej nesh. Gjithashtu lidhur me premtimet e parealizuara ka thene: Nje nder shenjat e munafikeve eshte ajo se kur premtojne nuk e realizojne premtimin., si dhe Genjeshtra eshte nena e te gjithe te keqijave.
SHKARKIMI IM SKANDAL I PA PARE ME PASOJA SHUM TE RENDA JURIDIKE
Shkarkimi ose transferimi i antareve te Rijasetit ne naten e se dielles atehere kur njerezit flejne dhe pushojne, kurse xhinet jo musliman gjuajne e bredhin rrugeve e rrugicave, nuk ka dyshim se vendimi i mare i shaqir fetait e jo i Rijasetit ne ato ore te vona te nates ose eshte afekt i te te prekurit nga sihri i xhineve te nates, ose i pergjumesise, ose i gjendjes se rende te ndonje semundjeje psiqike, sepse ndryshe nuk di si ta elaboroj dhe komentoj vendimin e tij. Nje njeri i mençur tek e fundit as nje njeri me dy dite shkolle kurr nuk do te merte nje vendim te ketille jo normal i cili do te bente shkelje flagrante te kushtetutes se BFI-se sepse ne kete menyre te sjelljes se vendimeve do te tregonte haptazi injorancen dhe pa aftesine e vete!
Ndersa sa i takon vendimit te tij te marjes se te drejtes se votes se Rijasetit dhe transferimit tim nga vendi i punes, ai ishte vendim skandaloz, non sens, i pa imagjinuar dhe vendim i nje njeriu te pa afte dhe nje misteri te zbuluar dhe deshifruar!
Une jam Kryetar i Shoqates Ilmije te Republikes se Maqedonise se Veriut-Shkup, qe eshte Subjekt Juridik ne vete, me numer te theksuar ame, me ekstraktin e vet te saj, me adresen e evidentuar ne ekstrakt, rruga Çairska, nr.52 Shkup qe ne kete adrese kjo shoqate figuron mbi nje shekull, me llogari te veçante financiare, me pronarin e vertet qe sipas vendimeve legale dhe legjitime te ligjit per shoqata dhe Regjistrit Qendror te RMV Kryetar i shoqates jam une. Fatkeqesisht vendimi i shaqirit per mua e ka kuptimin sikur une te mar dhe te shpall vendim ne Shoqaten Ilmije per ta shkarkuar ose transferuar nje drejtor te nje kompanie private, nje drejtor te nje institucioni tjeter, nje udheheqes te nje ambasade ne vendin tone etj etj! Ju lutem a eshte normale nje gje e ketille a jo, dhe a do te me kishit llogaritur per te mençur mua sikur ta beja nje çmenduri te ketille ne emer te Shoqates Ilmije apo do te me kishit llogaritur te çmendur!?
Kryetarit te Shoqates Ilmije, pra mua personalisht me Kushtetuten aktuale te BFI-se nuk ka komprtenca as shaqiri e as Rijaseti te ma mere te drejten e votes dhe te drejten e te qenurit anetar i Rijasetit te BFI-se, por ka te drejte tjeter kush, e kush eshte ai tjeter kush tani me te gjithe e dime se fetai veç e ka kuptuar humbjen dhe shum shpejte do ta meson ne tavolinen e ndeshkimit dhe denimit para organeve te drejtesise se shtetit tone kur do te ballafaqohet me mua si pale demtuese, demoralizuese dhe zhgenjyese nga nje person xhahil i llojit te veçante i cili ushqehet dhe sherbehet me shpifje, mashtrime, genjeshtra dhe trillime, per te cilat ne te ardhmen do te shkruaj me fakte te gjalla dhe te pa kontestuara.
“Heshtja nenkupton pranim dhe miratim” (Norme dhe parim i sheriatit islam)
Dhe krejt para perfundimit te ketij shkrimi, nepermjet ketyte rreshtave i drejtohem me pyetjen komisionit te fetvave ne BFI dhe krejt komisioneve te fetvave ne nivel boterore se cili eshte qendrimi dhe denimi i parapare sipas sheriatit islam ose sipas jurisprodences islame per nje udheheqes fetar Islam i cili premton dhe nuk realizon, perçane, genjen, shpife, imagjinon dhe trillon!?
Po e rrumbullaksoj shkrimin tim ne rolin e anetarit te rregullt te Rijasetit te BFI-se te vertetuar dhe vulosur duke e pyetur fetain publikisht, sepse personalisht disa here e kam pyetur ne kabinetin e tij ne BFI dhe pergjigje kurr nuk mora prej tij, si qendron dhe ç’eshte puna me dokumentin e nje dosjeje i cili ju quan me nofken “ORAO”, nga doli ky dokument i cili qarkullon neper rrjetet sociale dhe neper dhjetra portale te ndryshme, nese eshte e vertete pse nuk prononcoheni haptazi para mediumeve elektronike dhe te shktuara e ta pranoni “faqebardhe” ate qe thuhet ne ate dokument sepse tek e fundit nese eshte e vertete ju nuk jeni as i pari e as i fundit ne kete fusheveprim kur kemi parasysh faktin se jo me larg se tre a kater dekada nen petkun e hoxhes dhe shallit te tij ne mesin e popullates tone shqipfolese muslimane u angazhuan dhe vepruan mbi nje mije hoxhallare rus qe punuan pa nderprere per ta manipuluar popullaten islame shqipfolese, me te vetmin qellim per t’ia mesuar islamin gabimisht popullates tone dhe per ta shkaterruar islamin nga trojet tona etnike shqipe te ish Jugosllavise, ndersa nese ajo qe publikohet neper ato portale e rrjete sociale nuk eshte e vertete pse nuk e demantoni dhe demaskoni nje informacion te tille ne opinionin tone vendas dhe mbare opinionin tone shqipfoles dhe te ngreni padi penale ndaj atyre portaleve qe ju quajne “ORAO” e ti nxirrni ata para organeve te drejtesise per te dhene llogari per shpifje”!!?