Për të dytin vit radhazi, në ShF “Jahja Kemal” u mbajtën ligat e shahut gjatë gjithë vitit në mes të të gjitha klasave të shkollës. Morën pjesë gjithsej 193 nxënës, , kurse për klasat më të mira u nda një kupë, medalje dhe certifikatë.

Gara të tilla ekipore rezultuan të jenë mjaft të dobishme në motivim, shprehi e punës dhe disiplinën që fiton çdo nxënës. Edhe një herë, shahu u tregua i dobishëm në fushën sociale, afrimi dhe shoqërimi i të gjithë fëmijëve.

Ditën e fundit të shkollës u ndanë kupa dhe medalje për klasat më të mira në shkollën tonë.Për informacion të detajuar vizitoni linkun e mëposhtëm:

https://chess-results.com/tnr750281.aspx?lan=21
https://chess-results.com/tnr750276.aspx?lan=21

“Çdo njeri duhet të zbulojë kuptimin e ekzistencës së tij. Për mua, përfaqëson arritjen e sa më shumë zemrave të fëmijëve dhe zgjimin e dëshirës për të konkurruar. Të kuptojmë jetën si një lojë, si një sport ku fitorja dhe humbja do të ndryshojnë përditë. Por çdo ditë tjetër duhet të jeni një milimetër më i mirë se ai i mëparshmi. Se sa larg shkoni varet vetëm nga ju.” – Orce Dançevski