Për kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski zgjedhjet janë rrugëdalje dhe ilaç kundër, siç thotë ai, kësaj gangrene kriminale dhe korruptive të quajtur BDI me nënkontraktor LSDM-në. Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, Mickoski thotë se e mbyll temën me një mesazh të qartë, nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar as tani e as në të ardhmen dhe se VMRO-DPMNE nuk do të shkojë kundër popullit. Ai këtë e tha në fjalimin me rastin e shënimit të 33 vjetorit të themelimit të partisë politike VMRO-DPMNE.