Detaje të reja dalin rreth zhvillimeve të fundit brenda BFI-së që e bëjnë akoma më kontradiktore situatën rreth PUÇ-it ndaj Shaqir Fetahut.

Në lidhje me ngjarjet e fundit ku u përfol për PUÇ ndaj kreut të BFI-sē, dhe se BFI ka lajmëruar MPB del se është gënjeshtër.

Portali TS ka pyetur zëdhënsin e MPB-së, se nëse me datë 21 Maj dita e Dielë nē orët e pas ditës kanë marē njoftime se në BFI është duke ndodhur PUÇ apo ka ngjarje tē tilla për të shkarkuar Shaqir Fetahun, nga MPB thonë sē nuk ka pasur asnjë telefonatë në MPB nē lidhje me BFI-në.

“Me datë 21 Maj dita e dielë, askush nuk ka lajmëruar se në BFI dikush organizon PUÇ ndaj kreut të BFI-së, as nē Shkup e as në Gostivar, nuk kemi pasur asnjë thirrje në asnjë staticon policor nga Bashkësia Islame në Maqedoni” thonë nga MPB për TS.

Ky informacion i MPB-së i përgënjeshtron këto zëra dhe e thellon akoma më shumë situatën brenda BFI-së ku duket se janë thyer shumë norma statutare aty.

Nga ana tjetër po atë natë me 21 Maj në mënyrë të shpejtë u vendos shkarkimi dhe zëvendësimi i anëtarëve të Rijasetit të BFI-së.

Vendimi i prerë nga Shaqir Fetahu ishte në mes të natës ndërsa menjëherë më pas u bënë emërimet e reja ku sipas anëtarëve të shkarkuar, Shaqir Fetahu ka shkelur edhe kushtetutën e Bashkēsisē Fetare Islame edhe Kushtetutën e RMV-së.

Ndryshe dje, njëri nga anëtarët e Rijasetit, Muhamer Veseli ka paditur kreun e BFI-së, Shaqir Fetahun në Prokurorinë Themelote të Shkupit.