Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka uruar Mbretin Charles III në ditëlindjen e tij.

Osmani uroi edhe familjen mbretërore dhe popullin britanik me rastin e ditëlindjes së Mbretit Charles III.

Sot, Mbreti Charles III ka mbushur 74 vjet, i cili lindi në Buckingham Palace, gjatë mbretërimit të gjyshit të tij.

Mbreti Charles III ishte tre vjeç kur nëna e tij, Elizabeth II mori fronin më 1952, duke e bërë atë trashëgimtar.