Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka publikuar fotografitë e tre personave që kanë mbetur të vdekur si pasojë e aksidentit në lumin Lepenc.

Ai ka shprehur ngushëllime për ngjarjen tragjike.

Tragjedia prej autoriteteve të Maqedonisë së Veriut i është konfirmuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Ndërkaq Pacolli publikoi fotografitë e viktimave duke shprehur ngushëllime.

“Viktimat e familjes Pacolli, të prehen në paqe në atdhe. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve! Një tragjedi që na prek të gjithëve”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume