Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk bënë të spekulohet se a do të ketë a po jo sanksione ndaj Kosovës nga SHBA-ja dhe BE-ja.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Ai tha se Kosova gjendet në një situatë delikate dhe sipas tij, kryeministri Albin Kurti është duke u angazhuar që të gjejë një zgjidhe për Kosovën.

“Nuk duhet tani me polemizuar Kosova, gjendet në një situatë delikate unë besoj se kryeministri e di këtë dhe kryeministri është duke u angazhuar që me u dhënë një drejtim zgjidhjes për Kosovën, që kishte me qenë me e favorshmja”, ka thënë ai.
“Unë nuk do të doja të spekuloj me sanksione me krejt ato gjera të cilat edhe nuk i dojmë edhe nuk kisha dashtë që Kosovës t’i ndodh ajo”, tha ai.

Kreu i AKR-së i pyetur se a duhet të heq dorë Kurti dhe të i’u përgjigjet kërkesave të SHBA-së e BE-së, tha se kryeministri i di punët e veta dhe se është detyrë e tij që të veproj sipas situatës.

“Kryeministri i din punët e veta edhe unë besoj se është detyrë e tij ai duhet të veproj sipas situatës”, tha ai.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com