Një model britanik pretendon se duket si një ‘peshkaqen’ pasi fluturoi në Turqi për të bërë dhëmbët.
Jack James, nga Mançesteri donte të rregullonte dhëmbët e shtrembër në mënyrë që të dukej ‘më mirë në kamera’.
Por në pamundësi për të përballuar kostot në Mbretërinë e Bashkuar, 22-vjeçari i dëshpëruar shpenzoi 4,000 euro për të marrë fasetat në Stamboll shtatorin e kaluar.
Pas kthimit në MB, James fillimisht ishte i kënaqur me rezultatet dhe u mburr se ato ‘dukeshin mirë’.
Megjithatë, në maj, ai papritmas përjetoi gjakderdhje të mishrave të dhëmbëve dhe ‘frymëmarrje të tmerrshme’. Ai gjithashtu pretendon se goja e tij filloi të ‘qelbte dhe t’i rrjedhte’.
Një takim urgjent me dentistin në Mançester konfirmoi se ai kishte një infeksion, në formën e një abscesi.
James pretendon se dentisti i tij tha se do të kushtonte deri në 25,000 euro për t’u rregulluar.
Duke përshkruar përvojën e tij të tmerrshme, ai tha se pas ndërhyrjes në Turqi dhe kur hoqi fasatat ishin reduktuar dhëmbët shumë.
“Unë dukesha si një peshkaqen. Ishte si diçka nga një film horror.’
I pasigurt se çfarë të bënte, zoti James kontaktoi klinikën në Turqi për ndihmë, megjithatë ‘ata ishin të bindur se nuk ishte faji i tyre’, tha ai.
Ai shtoi: “Ata thanë se duhet të paguaj përsëri për t’i rregulluar ato.”
Atij i është thënë se duhet të paguante 5 euro, nga e njëjta klinikë – një e katërta e çmimit që i është kërkuar në Britaninë e Madhe. Ai vendosi të kthehej në Stamboll këtë muaj për të hequr fasetat. Atij iu dha një grup i ri.
“Më hoqën të gjithë dhëmbët dhe abscesin dhe futën dhëmbë të përkohshëm”.
Një nga fasetat e reja të zotit James – një mbulesë prej porcelani që përshtatet mbi një dhëmb – tashmë i ka rënë, duke e lënë atë me një boshllëk në dhëmbët e tij.
Zoti James tani po paralajmëron të tjerët që të bëjnë kërkimet e tyre përpara se të shkojnë jashtë vendit për trajtime stomatologjike.
“Ndihem shumë i mërzitur me veten. Më vjen të shkul të gjithë dhëmbët’. /Liberale.al/