Policia e Kosovës ka arrestuar Milun Milenkoviq, i njohur si Llune, e që është njëri nga organizatorët kryesorë të sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it gjatë tensionimit të situatës në komunat në veri të vendit.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Disa pamje të publikuara në Twitter tregojnë njësinë speciale duke arrestuar një person.

Ndërsa, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka konfirmuar arrestimin.

Ndërkaq, mediat serbe kanë raportuar se pas kësaj, qytetarët serbë kanë sulmuar veturën e policisë së Kosovës me gurë dhe mjete të tjera.

 

 

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com