Në vend që ta shfrytëzojnë qytetarët ose kompanitë, shumica e sasisë së ujit të pijshëm në Maqedoninë e Veriut humb në sistemet e ujësjellësit të ndërmarrjeve publike.

Humbjen e ujit të pijshëm në kushte të ndryshimeve të paparashikueshme klimatike me të cilat përballet vendi nuk merren seriozisht, që në të ardhmen mund të ndodh që disa komuna të kenë probleme serioze me furnizim të ujit, shkruan Meta.mk

Sipas të dhënave më të reja të Entit Shtetëror të Statistikës, në vitin 2022, nga sistemet e ujësjellësit në vend janë kapur dhe marrë 300.116.000 metër kub ujë për furnizim të konsumatorëve, që është për 2% më pak se në vitin 2021. Nga sasia e përgjithshme e ujit të kapur, më së shumti ujë (63,8%), është kapur nga burimet e ujit, ndërkaq më së paku (0,9%) nga liqenet.

Të dhënat që më së shumti shqetësojnë janë ata që tregojnë se qytetarët, nga kjo sasi e kapur kanë marrë vetëm 144.865.000 metër kub ujë, që do të thotë se sasia tjetër ka humbur në sistemet e ujit, në rrugën nga burimi deri te konsumatori. Sasia e këtillë e humbur e ujit në vitin 2022 ka arritur në 155.251.000 metër kub ujë, tregojnë të dhënat statistikore.

closevolume_off
Sa për krahasim, sasia e përgjithshme e ujit të pijshëm e cila është prodhuar në ndërmarrjen publike të Shkupit “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” vjet ka qenë 101.521.912 metër kub. Kjo do të thotë se në nivel nacional kemi humbur sasi të ujit të pijshëm e cila është shumë më e madhe se sa sasia e prodhuar për në kryeqytet, i cili numëron rreth 600.000 banorë.