Policia e Kosovës protestën e së hënës të serbëve në Zveçan, e ka cilësuar sulm të rendit kushtetues të Kosovës.

Sipas policisë, në protestën e 29 majit rreth 70-80 persona të dhunshëm, duke përdorur armë zjarri, mjete eksplozive, gurë e tulla kanë sulmuar zyrtarët policorë.

“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh, transmeton Klankosova.tv.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume