Do të bëhen dy javë nga hapja e Qendrës Urgjente në Tetovë. Edhe pse Ministri i Shëndetësisë bashkë me dy drejtorët e Spitalit të Tetovës prenë shiritin e kësaj qendre ajo vazhdon të jetë e mbyllur. Portali TS edhe mbrëmë ishte për të vizituar nëse kjo qendër është funksionale, por ajo ishte e mbyllur madje shihej si një depo mallrash.

Një javë më parë nga Spitali i Tetovës u shprehën se do të lëshohet në përdorim pasi shkaku i dokumenatacioneve administrative nuk është lëshuar menjëherë por ajo ka qenë një hapje simbolike. Ata premtuan se brenda një jave do të lëshohet dhe do të jetë funksionale.

Pas një jave ende qëndron e mbyllur, dhe Mexhiti i ka mashtruar tetovarët, pasi e bëri hapjen vetëm për të thënë se në 100 ditëshin e qeverisë ASH-ja dhe Ministria e Shëndetësisë kanë punuar.