Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, Kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të brendshëm politik.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Në një lidhje për emisionin Opinion në Tv Klan, sipas Ramës, ushtria serbe nuk ka asnjë mundësi të kërcënojë integritetin territorial të Kosovës.

“Serbia dhe ushtria serbe, Kosovës nuk i prekin dot një fije floku. Thjesht i vijnë vërdallë për konsum të brendshëm. Pse nuk e di Presidenti i Serbisë që çon ushtrinë atje? Nuk e di ai që as në ëndrrën më të guxishme nuk jep një urdhër që të prekin një milimetër kufirin? Po për çfarë e bën këtë? E bën për politikë të brendshme. Serbia ka mbaruar punë, nuk ka mundësi të bëjë asgjë, e ka humbur Kosovën që në ’99 dhe vazhdimi i qëndrimit në një llogore duke bërë luftë imagjinare me Serbinë dëmton Kosovën”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com