Kryetari i komunsë së Strugës, Ramis Merko që vjen nga radhët e BDI-së, dje është shpallur si person “Non grata” i SHBA-së.

Në njoftimin e Departamentit të shtetit thuhet se kryetar i komunës së Strugës, ka përvetësuar fonde në mënyrë të paligjshme dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut ndaj institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut.

Veprimi i sotëm thuhet më tej në njoftim dërgon mesazhin se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah Maqedonisë së Veriut për të nxitur stabilitetin përmes forcimit të institucioneve demokratike dhe trajtimit të mangësive që lidhen me sundimin e ligjit.

Sipas njoftimit nuk do t’i lejohet hyrja në Shtetet e Bashkuara edhe bashkëshortes së Ramiz Merkos, Shpresa Merko, si dhe tre fëmijëve të tyre në moshë të rritur, Gencit, Nazmijes dhe Drenushës.

Ky përcaktim ripohon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të vendeve dhe pakëson aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të njerëzve të tyre përfundon njoftimi i Departamentit amerikan të Shtetit.

Portali TS, sot ka qëndruar në qytetin e Strugës për të pyetur struganët se çka mendojnë në lidhje me këtë vendim të SHBA-së.

Në lidhje me këtë disa struganë thonë se Ramiz Merko nuk ka vjedhur dhe ai duhet të qëndrojë në krye të komnës e disa të tjerë thonë se nëse ka vjedhur ai do duhet të jep llogari./TS/