ediat serbe raportojnë se gjatë aksionit për dorëzimin vullnetar të armëve, një qytetar, policisë ia ka dorëzuar mitralozin “Getling”, një nga armët më vdekjeprurëse në botë.

Thuhet se policia e Serbisë, ka vetëm një të tillë.

Lajmi ka bërë bujë në rajon dhe natyrisht s`kishte se si të mungonte reagimi i Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

ALEKSANDAR VUÇIQ – PRESIDENT I SERBISË

“Është ky mitralozi rrotullues që gjuan 3.000 plumba në minutë. Njeriu e dorëzoi mitralozin dhe e falënderojmë për këtë veprim të bërë”

Ekspertët në Serbi nuk janë befasuar nga ky lajm. Kanë përmendur një shembull nga aksionet e mëparshme kur është kthyer një armë kundërajrore prej 20 milimetrave.

Ndryshe, sic njofton KlanM, brenda një muaji të aksionit për dorëzimin e armëve të jashtëligjshme, qytetarët në Serbi kanë dorëzuar 65.841 copë armë, prej tyre më shumë se 23.000 mjete shpërthyese dhe afro 3 milion plumba. Në listë gjenden edhe armë nga lufta e parë dhe e dytë botërore

Për shkak të dyshimeve se ende ka sasi të mëdha të armëve të jashtëligjshme, sic percjell KlanM, autoritetet serbe e kanë vazhduar aksionin e dorëzimit vullnetar të armëve deri në fund të qershorit, sic thuhet, pa pasoja dhe përgjegjësi penale.

Aksioni, sic njofton KlanM, u inicua pas dy ngjarjeve makabre në fillim të Majit në Serbi, kur nga të shtënat me armë u vranë 18 persona.