Ngjarjet e fundit në BFI ku u përfol për PUÇ e më pas kishte shkarkime brenda natës të shtatë anëtarëve të Rijasetit nga Shaqir Fetahu,   kanë trazuar edhe interesin e opinionit publik.

Në lidhje më këto ngjarje portali  TS ka bashkëbiseduar me Rexhep ef.Ziberin, Kryetar i Shoqatës, Ilmije,  anëtarë i Rijasetit tani si i shkarkuar nga Shaqir Fetahu.

Intervistoi: Urim Saliu

I nderuari Ziberi, pse ju transferuan nga vendi i punës dhe si e komentoni vendimin e Reisit Ulemasë Shaqir Fetai lidhur me vendimin kundër jush?

Sa i takon marrjes së vendimit të Reisul Ulemasë për transferimin tim në një vend tjetër pune dhe pikës së dytë të vendimit të marrjes së të drejtës së votes time si antar i Rijasetit te BFI-së, mendoj se ai është vendim i ngutshëm nga ana e Reisul Ulemas dhe pa asnjë bazë kushtetuese te BFI-se, perkundrazi paradoksal me aktin me te larte normativ te BFI-se, pra Kushtetuten e BFI-se. Nga ana tjeter Juridikisht ne baze te ligjeve pozitive te RMV-se ai eshte vendim skandaloz, non sens dhe i pa imagjinuar sepse une jam Kryetar i nje subjekti juridik te veçante ne BFI qe Reisul Ulemaja absolutisht nuk ka te drejte te merr nje vendim te atille kunder meje.

 

Për çfarë subjekti bëhet fjalë z. Ziberi?

Unë jam Kryetar i Shoqatës Ilmije të Republikës së Maqedonisë së Veriut-Shkup, që është Subjekt Juridik në vete, me numër të theksuar amë, me ekstraktin e vet të saj, me adresën e evidentuar në ekstrakt, rruga Çairska, nr.52 Shkup, pra ne të njejtën adresë me BFI-në, me llogari te veçantë financiare, me pronarin e vertët që sipas vendimeve legale dhe legjitime të regjistrit qendror të RMV-se me ekstrakt dhe vendim te veçant te cilat nese doni edhe ekstraktin e Shoqates Ilmije por edhe vendimin e pronarit te vertete te Shoqates mund tua dergoj dhe lirisht mund ti publikoni ne faqen tuaj, qe ai jam personalisht une. Nga tere kjo qe ua shpjegova dhe u proncova per ju per fat te keq vendimi i Reisit per mua dhe per çdo kend tjeter e ka kuptimin sikur une te marre dhe te shpall vendim ne Shoqaten Ilmije per ta shkarkuar ose transferuar, nje Mufti nga vendi i punes, nje drejtor te nje kompanie private nga puna e tij, te transferoj dhe t’ia kufizoj te drejtat e veta nje drejtori te nje institucioni tjeter etj!

Pa asnje keqkuptim ju lutem, a do te ishte logjike dhe normale sikur une ne emer te Shoqates te merrja nje vendim te ketille! Kryetarit te Shoqates Ilmije, pra mua personalisht me Kushtetuten aktuale te BFI-se nuk ka te drejte as Reisul Uemaja e as Rijaseti te ma merr te drejten e votes dhe te drejten e te qenit anetar i Rijasetit te BFI-se, por ka te drejte tjeter kush, e kush eshte ai tjeter kush ma merr mendja se e di Reisul Ulemaja.

A  është bëre shkelje e rëndë kushtetuese dhe juridike, a keni ngritur padi penale kundër një vendimi të tillë të Shaqir Fetait?

Asnjehere ne jeten time nuk kam marre vendime te ngutshme dhe fjalen e fundit kurr nuk e kam thene te paren, andaj lidhur me kete pike edhe pse jam shume i vetedijshem dhe shume i sigurt se mund ta padis shume rende Reisul Ulemane dhe ta fitoj lenden 100%, momentalisht nuk kam ndermend te ngre padi penale kunder tij duke pritur qe ai ta korigjoje gabimin e tij ndaj meje, por kjo nuk do te thot se ne te ardhmen nuk mund ta beje edhe te njejten.