Shkatërrimi i digës hidroelektrike Nova Kakhovka ka shkaktuar 1.2 miliardë euro dëme, ka thënë ministri i Mjedisit i Ukrainës, Ruslan Strilets, duke paralajmëruar se minat e zbuluara nga përmbytjet mund të derdhen në brigjet e vendeve të tjera evropiane.

Strilets tha se vlerësimi i dëmit është duke vazhduar, por rënia e digës ishte tashmë katastrofa më e madhe mjedisore që nga pushtimi i Rusisë në shkurt 2022.