Ngjarjet në Këshillin gjyqësor janë lëndë e ndjekjes dhe monitorimit edhe në Raportin tonë të ardhshëm në vjeshtë dhe ato paraqesin hap të madh prapa, në raport me disa vlerësime që BE e jepte për jurisprudencën tonë, thotë Simonida Kacarska, drejtoreshë e Institutit për politikë evropiane (EPI) – Shkup.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve para fillimit të diskutimit “Monitorim i sundimit të së drejtës për vendet-anëtare të BE-së dhe kandidateve: Zhvendosja e hendekut”, Kacarska theksoi se pavarësia e gjyqësisë është një ndër postulatet kyçe të Kapitullit 23, megjithatë duhet shikuar më gjerësisht, sepse ajo është baza e klasterit “bazat”.

“Pa dyshim ngjarjet në Këshillin gjyqësor, nuk do të jenë lëndë vetëm e ambasadorit holandez. Janë lëndë e ndjekjes dhe monitorimit edhe në Raportin tonë të ardhshëm, në vjeshtë. Do të jenë bazë për përgatitjen e planeve të aksionit për sundimin e së drejtës”, deklaroi Kacarska.

Sipas Kacarskës, ekziston dyshimi nëse komuniteti gjyqësor ka kapacitet vetë të luftojë për pavarësi.

“Ky model i menaxhimit në gjyqësi është vendosur në vitin 2005, nën rekomandimin e BE-së. Është e qartë se tek ne për momentin ekziston dyshimi nëse gjyqësori e ka kapacitetin vetë të luftojë për integritet nga brenda, sepse ajo është çështje e cila ndodhet në agjendë dhe me siguri ky episod do të zgjatë edhe disa muaj”, deklaroi Kacarska.

BE-ja, theksoi Kacarska, tashmë një periudhë të gjatë kërkon mënyra si ta përmirësojë monitorimin në sundimin e së drejtës.

Sipas saj, për ne është shumë më mirë t’i marrim skrining raportet shumë më herët. në mënyrë që të mund të shohim se çka ka vlerësuar Komisioni dhe si ne përbrenda do të përballemi.

Në kontekst të polarizimit, Kacarska konsideron se do të duhet të punojmë në ndërtimin e konsensusit, në ndonjë mënyrë.

“Shumica prej dy tët retave do të jetë e domosdoshme për ligje, megjithatë konsensusi në shoqëri do të nevojitet për zbatim të çfarëdo lloj reformash afatgjate në kontekst të inkuadrimit. Është shumë vështirë të mund të shohim zhvillim efikas të negociatave, pa konsensus minimal”, theksoi kacarska.