I gjithë territori i Shqipërisë është përfshirë nga moti i keq pasditen e kësaj të diele. Reshjet nuk kanë munguar as në Tiranë ndonëse temperaturat janë të larta.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Si pasojë disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit janë përmbytur duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe njerëzve. Reshjet e shirave gjithashtu kanë shkaktuar rrëshqitje të një masivi dherash të shpatit të malit në afërsi të fshatit Dushar-Njësia Administrative Moglicë.

Për shkak të vranësirave janë larguar edhe pushuesit nga plazhet e Vlorës. Kjo ka sjellë edhe më shumë trafik në lëvizjen e automjeteve.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com