Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se përpjekjet për të destabilizuar Kosovën nuk do të kenë sukses. Ai përmes një reagimi në “twitter” ka thënë se kjo përpjekje e Serbisë dhe Rusisë nuk do të kalojë, shkruan Express.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Në këtë reagim Sveçla ka bashkëngjitur edhe një video gjatë protestave në veri, ku është shkruar simboli Z, kryqi me 4S de bluza me simbolin e Wagnerit. Kreu i MPB-së thotë se këto fakte janë dëshmi e origjinës së sulmeve nga kriminelët të organizuar nga Serbia dhe të frymëzuar nga Rusia.

“Idhulli i tyre është Millosheviqi, modeli i tyre është Putini. Përpjekjet për të destabilizuar vendin tonë nuk do të kalojnë. Serbia dhe Rusia nuk do të kalojnë”, ka shkruar Sveçla.

 

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com