Lideri i Aleancës për Shqiptarë Arben Taravari i ftuar në emisionin “ClickPlus” në TV21 ka komentuar shpalljen e Ramiz Merkos non grata nga ShBA, duke vlerësuar se duhet të japë dorëheqje.
“Ne si parti politike shumë persona të BDI-së i kemi kritikuar vazhdimisht një prej personave që kemi kritikuar më së shumti ka qenë zotri Ramiz Merko kryetari aktual i komunës së Strugës. Thjesht e pritshme për ne si parti politike në vend se vendosen njerëz zë cilët kanë ndikim negativ në gjyqësor, në mënyrën se si e trajton pushtetin, si udhëheq të gjitha punët të cilat i dimë. Ne si parti politike e përkrahim këtë vendim të ShBA-së jo vetëm për Ramiz Merkon por edhe nëse ka persona të tjerë të till pa marrë parasysh përkatësis etnike apo partiake”, tha Taravari.
Ndryshe Taravari theksoje se në këto momente Merko duhet të japë dorëheqje ose këtë ta kërkojë BDI.