Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi priti në takim pune sot shefin e misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Kilian Vall.

Në takim, siç bën të ditur Shërbimi për informim i partisë është diskutuar për çështjet aktuale politike në vend, ndërsa Thaçi siguroi ambasadorin se PDSH do të vazhdojë angazhimin për procesin integrues të vendit në Bashkimin Evropian dhe ndryshimet kushtetuese.